Werderi i Rashicës as kësaj radhe nuk ia del të fitojë

Werder Bremen as këtë javë nuk ka arritur ta prekë fitoren.

Bremen si nikoqir ndaj Wolfsburg, ka humbur me rezultat 0 me 1.

Për “ujqit” golin e vetëm e shënoi Wout Weghorst, në minutën e 82-të.

Lojtari më i mirë i ekipit të Werderit Milot Rashica, nuk ishte i ftuar në këtë takim për shkak të një lëndimi.

Ekipi nga “Wesser Stadion”, nuk i ka punët mirë.

Pas 30 javëve ka arritur t’i mbledhë vetëm 25 pikë.

Werder Bremen rrezikon të bie nga Bundesliga e parë, pasi gjendet në pozitën e parafundit.

Deri në përfundimin e edicionit kanë mbetur vetëm edhe katër javë.

Postimet e fundit