Mos e blini te harxhoni kot leket : Pregatiteni vete zbardhuesin e rrobave te bardha

Veshjet e bardha delikate e humbasin shkëlqimin dhe bardhësinë e tyre me kalimin e kohës. Përdorimi i klorit tek to nuk është i rekomandueshëm, përveçse është toksik.

Nëse keni një bluzë ose fustan të bardhë delikat dhe i ka humbur shkëlqimi i mëparshëm, ja si të veproni për ta pasur përsëri si të ri dhe pa qene nevoja qe te harxhoni para :

-7 litra ujë të ngrohtë.

-Një gotë ujë i oksigjenuar (e blini në farmaci).

-½ gote sodë për larje ( e blini në market).

Hapi 1
Shtoni ujin e ngrohtë në një legen.

Hapi 2
Shtoni gjysmë gote sodë larjeje. Mund ta blini në supermarket ose të përdorni sodë buke. Ka efekte të mëdha zbardhuese.

Hapi 3
Shtoni një gotë ujë të oksigjenuar (peroksid hidrogjeni). Edhe ky është një zbardhues i fuqishëm.

Hapi 4
Përzieni gjithë përbërësit bashkë dhe shtoni aty veshjet e bardha. Zhytini dhe lërini për një orë

Hapi 5
Pas një ore, hiqini rrobat e bardha dhe shpëlajini me ujë. Thajini sipas udhëzimeve, me centrifugë ose shtrydhje. Veshjet tuaja do të jenë të bardha si ditën kur u blenë.

Postimet e fundit