Bie borë e kuqe në Antarktidë

Borë e kuqe në Antarktidë. Fenomeni i pazakontë është shkaktuar si pasojë e lulëzimit të një alge mikroskopike, e cila ka çelur prej temperaturave të larta dhe ndikon gjithashtu në përshpejtimin e shkrirjes së akujve. Është verifikuar përreth bazës ukrainase Vernadsky në ishullin Galindez dhe imazhet janë shpërndarë nga vetë shkencëtarët që ndodhen aty.

Bëhet fjalë për një algë uniqelizore që gjendet në rajone kryesisht polare dhe alpine. Zakonisht lulëzon kur nis shkrirja e akullnajave dhe ajo në fazën e parë të jetës së saj është e gjelbër.

Ngjyrën e kuqe e zhvillon kur për t’i mbijetuar kushteve zhvillon një cipë qelizore izoluese dhe një shtresë pigmentesh të kuqe që i japin pra ngjyrën karakteristike.

Kërkuesit shpjegojnë se kjo shtresë mbron algën nga rrezet ultraviolet, por duke absorbuar ngrohtësi, favorizon përshpejtimin e shkrirjes së akullit.

Postimet e fundit