Categories: Lajme

Asociacioni temë e rrezikshme, juristi e “godet” Thaçin: Është një politikan aksidental dhe i paparashikushëm, edhe Ramushi është i njejtë!

Nesër do të mbahet takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak.

E, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një deklaratë të tij ka thënë se rikthimi i çështjes si Asociacionit në bisedime është temë e rrezikshme. Derisa Kryeministri Avdullah Hoti në një deklaratë ka thënë se nuk do të bisedohet për Asociacionin.

Në një prononcim për “Bota sot” njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka komentuar duke thënë se, ishte vet Presidenti Thaçi që kishte dhënë pajtim për këtë.

“Në kohën e tij politike ishte bërë një marrëveshje e tillë ai kishte dhënë këtë pajtim, përderisa Gjykata Kushtetuese kishte dhënë vërejtjet e saj dhe kishte udhëzuar se si do të duhej zbatuar kjo marrëveshje, tash po thotë se rikthimi i kësaj marrëvshje është e rrezikshme, ajo si marrëveshje ishte e rrezikshme për sovranitetin e Kosvës në vitin 2013, pra tash këto fjalë s’kanë kuptim”, thotë Burjani.

Ai thekson se, zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të bëhet me në pajtim me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese

“Nëse fillon zbatimi i kësaj marrëveshje ajo duhet të behët në pajtim me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, tash cilat janë planet e Hashimit në këtë drejtim që e quan të rrezkishme, për shkak se nuk është vet më në proces apo për shkaqe tjera, mos të harrojmë në kohën e Thaçit ka ndodhë fusnota që ishte kundër kushtetuese, plotësisht”, shprehet Burjani.

Sipas tij, Hashim Thaçi është një politikan aksidental dhe i pa parashikushëm politikisht.

“Hashimi është një politikan aksidental dhe i pa parashikushëm politikisht, kjo i bjen se nuk është politikan por është prishës dhe ndreqës me teke personale, jo për shkak kushtetutes që ndalon diçka, ai kishte hap debat për shkëmbime territoriale, përderisa Ramushi është i njejtë por vetëm në format negativ që nuk kupton shumë nga politka por kupton mirë shumë për të bërë pengesa apo për të ndal trenin politik siç ishte rasti i taksës me Serbinë, pra këto dy figura do të duhej t’i takonin të kaluarës e jo të tashmes politike të shtetit, ata kanë merita por janë bërë pengesë në kohën e zhvillimeve plotësisht të reja, tash kërkohen politikan energjik, të mençur dhe reformues por jo më të tillë qe 20 vjet çfarë i kishte shteti”, përfundon Bujrani.

mergata.ch

Recent Posts

Kryetari Veseli takon odat ekonomike: Qeveria urgjentisht t’u dalë në ndihmë ndërmarrësve dhe të mos e bllokojë ekonominë e vendit

Prishtinë, 21 shtator 2020 - Partia Demokratike e Kosovës e konisderon shqetësuese sjelljen e qeverisë…

2 mins ago

Regjistrohet një rast i ri me COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Shtabi i krizave në veri të Mitrovicës, ka raportuar për një rast të ri me…

14 mins ago

Adem Salihaj me akuza të ashpra: LDK-ja përqafoi dhe qeveri me ata që vranë kolonelin Krasniqi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, ka përgëzuar kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahirin…

32 mins ago

E tmerrshme: Lopët e sëmura kontrabandoheshin nga Serbia, përfundonin në fabrikat e mishit të këtyre qyteteve të Kosovës

Janë publikuar dosjet e Prokurorisë së Gjilanit e cila shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me…

44 mins ago

Qëndron Kastrati në lidhje dashurie, e konfirmon vetë kryetari

Vajza harrojeni Qëndron Kastratin, kryetari qenka në një lidhje. Qëndron Kastrati është kryetari i komunës…

57 mins ago

Japonia ndihmon Kosovën me 800 mijë euro në luftën kundër COVID-19

Japonia i ka dhuruar Kosovës donacion një grant për implemtinim e programit të zhvillimit ekonomik…

1 hour ago